AC Milani e “shkatërron” Venezian
AC Milan ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Venezias, në kundër të xhiros së katërt në Serie A.
“Rossonerët” ishin fantastik me rezultat 4:0, ku të gjitha golat i realizuan në pjesën e parë.
Theo Hernandez shënoi një gol të bukur nga afërsia pas një asistimi të Raphael Leaos (2’).
Ndërsa, mesfushori Youssouf Fofana e dyfishoi epërsinë pas një asistimi perfekt të Christian Pulisicit (16’).
Pulisic përndryshe u përkujdes për golin e tretë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (25’).
Kurse, fitoren e vulosi Tammy Abraham, që ishte goli i parë në fanellën ‘Rossonere’, duke shënuar po ashtu nga pika e bardhë (29’).
Venezia në fakt arriti ta shënojë golin e nderit përmes Zampanos, mirëpo që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje (71’).
Mysafirët mbeten edhe me një lojtar më pak pasi Cavaglia u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, e si pasojë u përjashtua nga loja.
Milani me këtë fitore renditet në pozitën e tetë me pesë pikë, derisa Venezia qëndron në fund pa pikë.