Aboubakari e godet Salahun: Edhe unë mund të bëj çfarë bën ai, s'më lë mbresa ai
Sulmuesi i Kamerunit, Vincent Aboubakar, pretendon se dallimi i vetëm mes tij dhe Mohamed Salahut është se ylli i Liverpoolit e ka mundësinë të luajë në një klub të madh.
Aboubakar e ka kritikuar përsëri sulmuesin egjiptian, duke thënë se ai mund të bëjë gjithçka që Salah bën në fushë dhe se nuk i bën nëse njerëzit nuk pajtohen me mendimin e tij.
Sulmuesi 30-vjeçar, i cili luan për Al Bassr në Arabinë Saudite, tha për 90FootballFr: “Ai nuk më lë mbresa aspak. Unë mund të bëj çfarë bën ai. Unë thjesht nuk e kam mundësinë të luaj në një klub të madh”.
“I kuptoj qëndrimet e njerëzve, ai është njëri prej golashënuesve më të mirë në Premierligë. Ka kuptim që ata flasin për një lojtar të tillë, njerëzit do të flasin”.
“Por unë thashë se ky është mendimi im, qëndrimi im. Nuk më bën fare nëse njerëzve nuk iu pëlqen”, theksoi ai.
Në fillim të këtij viti, para se të përballej me Egjiptin në Kupën e Afrikës, Aboubakar e kritikoi Salahun duke thënë se ai nuk ishte në një nivel me yje si Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi i Kamerunit ka kohë të gjatë që këmbëngul se Salahu bën shumë pak për të krijuar në ndeshje, përveç shënimit të golave, gjë që është cilësuar si kritikë bizare ndaj njërit prej lojtarëve më të mirë në botë.
Salah i ka shënuar 170 gola në pesë sezonet e fundit për Liverpoolin dhe të dielën bëri paraqitjen më të mirë për Liverpoolin në triumfin 2:1 kundër Tottenhamit.
Për më tepër, ai e fitoi çmimin Lojtari më i Mirë Afrikan i Vtit në vitet 2017 dhe 2018, por prapëseprapë Aboubakarit nuk i lë dot përshtypje Salahu.
