A po kthehet Milani i madh? Fonseca thotë se nuk i frikësohen Real Madridit
Trajneri i AC Milanit Paulo Fonseca është entuziast për përballjen ndaj Real Madridit, sidomos pas fitores ndaj Monzas.
Skuadra italiane triumfoi me rezultat 1:0 të shtunën, ndërsa në mesjavë i pret përballja e vështirë në “Santiago Bernabeu” ndaj 15 herë kampionit të Evropës.
Megjithatë, Fonseca nuk i frikësohet Realit për të cilët deklaroi se janë thjeshtë një kundërshtar tjetër.
“Gjithmonë jam i ndezur për çdo lojë dhe nuk mendoj se Real Madridi është më i rëndësishëm se kjo që luajtëm. Besoj në ekip”.
“Të martën përballemi me Realin, por nuk ka rëndësi nëse është Reali ose dikush tjetër, na duhen pikë për t’u përmirësuar në pozitën tonë. Shpresoj të jetë një natë e madhe për të gjithë ne", deklaroi ai për “DAZ”".
Ndërkohë, Fonseca konfirmoi se sulmuesi Raphael Leao është gati për të luajtur nga minuta e parë ndaj Realit.
“Hyri si zëvendësues dhe luajti mirë, është mirë që e patëm këtë reagim nga Rafa. Kjo është ajo që kam dashur të shoh. Mendoj se është gati për të luajtur në Madrid”.