Tahiri: Kemi ftuar edhe LDK-në që nesër të jetë në Kuvend, ende s`kemi marrë përgjigje - NACIONALE

Tahiri: Kemi ftuar edhe LDK-në që nesër të jetë në Kuvend, ende s`kemi marrë përgjigje

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë ftuar deputetët e LDK-së që nesër të jenë në Kuvend në ora 11:00.

Në një konferencë të përbashkët për media, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri dhe ai i Aleancës, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga LDK-ja në ftesën e tyre.

“Gjithashtu edhe subjekteve të tjera politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën 11:00 të jenë prezent në Kuvend”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Aleanca është përgjigjur pozitivisht dhe presim që do të përgjigjen edhe subjektet e tjera, për shkak se është obligim kushtetues, moral i secilit prej neve që të jemi në seancë dhe ta funksionalizojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme