Shkelja e Kushtetutës, Tahiri: Edhe ma zi po ndodh në Qeveri
Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar VV-në për shkelje kushtetuese.
Në një konferencë për media bashkë me PDK-në, ai ka thënë se shkelej më e rëndë e Kushtetutës po ndodh në Qeveri.
“Ajo që na brengos shumë është se shkelja e Kushtetutës, përveç që po ndodh në Kuvend, është ka ndodh edhe ma zi në Qeveri”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria Kurti po e shkel ligjin që e ka miratuar vet.
“Në Kosovë sot e kemi Kuvendin jofunksional, të uzurpuar dhe njëkohësisht i kemi ja 17 ministra, të cilët janë deputetë dhe shkojnë në zyre në mënyrë antiligjore. Prokuroria duhet të veproi sepse janë ka shkelen të gjitha normat juridike”, ka thënë ai.