A e zgjodhi Barcelona Lewandowskin para Ronaldos?
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka treguar se a kanë zgjedhur të nënshkruajnë me Robert Lewandowskin para Cristiano Ronaldos. Ai ka thënë se sulmuesi polak ishte prioriteti i skuadrës dhe se ka thënë se për portugezin gjithmonë do të ketë lajme sepse është një pjesë e historisë së futbollit, duke mos e zbuluar plotësisht të vërtetën se a e kanë refuzuar apo jo.
33-vjeçari polak kaloi ne Camp Nou nga Bayern Munich për 50 milionë euro në këtë afat kalimtar, pasi ishte vetë dëshira e tij për t’u larguar, ndërsa portugezi ende është duke kërkuar një skuadër të re, ku mund të luajë në Ligën e Kampionëve.
A iu ofrua Barcelonës, Ronaldo?
Në pyetjen se a është ofruar Ronaldo Barcelonës nga agjenti i tij, Laporta për CBS sports, tha: “Mirë, këto lloje të ngjarjeve ndodhin gjithnjë në afatin kalimtar veror. Gjithmonë shfaqen lajme të tilla. Por në fund, e vërteta është se ne morëm atë që kërkuam, pra Lewandowskin.”
“Ne kemi marrëdhënie të mira me Jorge Mendes, agjentin e Ronaldos. E njoh atë për një kohë të gjatë. Ai është një nga menaxherët më të mirë. Di si ta bëjë punën dhe e respektoj shumë.
Në këtë situatë ne vendosëm për Lewan, sepse e dinim se do të jetë vendimtar për suksesin tonë. Prandaj e kërkuam nga Bayerni vazhdimisht. Ky është realiteti. Sa i përket pjesës tjetër, Ronaldo është një pjesë nga historia e futbollit. Një histori e mirë për futbollin, dhe gjithmonë do të dëgjoni lajme kontradiktore për të.
Ne morëm Lewandowskin, ai ishte synimi kryesor i yni dhe preferoj të mos komentojë për pjesën tjetër,” tha për fund Laporta.
Statistikat – Robert Lewandowski vs Cristiano Ronaldo

Çfarë e pret në të ardhmen Ronaldon?
Ronaldo mund të largohet nga Manchester Unitedi në këtë verë, pasi që ka shfaqur këtë dëshirë edhe zyrtarisht te klubi tij, me të vetmen arsye se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe me djajtë e kuq nuk mund ta bëjë këtë pasi përfunduan në vendin e gjashtë në sezonin që shkoi në Premierligë.
37-vjeçari ka munguar në të gjitha parapërgatitjet me skuadrën e tij, por që dje lëshoi një koment në Instagram tek një faqe e një tifozi, duke thënë ‘Mbreti do të luajë këtë të diele’, duke iu referuar takimit që Unitedi zhvillon me Rayo Vallecanon këtë të diele në Old Trafford.
Portugezi u kthye në Angli së bashku me menaxherin e tij këtë javë për të diskutuar mbi të ardhmen e tij, me këta të fundit që sipas raportimeve kanë dështuar të gjejnë një skuadër, pasi është refuzuar nga të gjitha deri më tani.

Laporta është pyetur për të ardhmen e Ronaldos, dhe për atë që nuk po janë në gjendje të gjejnë skuadër të re.
“Ronaldo është një profesionist i madh dhe akoma është në gjendje të mirë fizike. Ai është një lojtar vërtetë kërkues dhe gjithashtu garues, pra jam i sigurte që ka shumë opsione. Ai është akoma lojtar i Manchesterit, një klub për të cilin kam respekt të jashtëzakonshëm. E ardhmja e Ronaldos nuk është puna ime. Është punë e Unitedit dhe e Cristianos.”


