Pse asnjë ekip i madh evropian s’e do Ronaldon, i cili dëshiron të largohet nga Man United - NACIONALE

Pse asnjë ekip i madh evropian s’e do Ronaldon, i cili dëshiron të largohet nga Man United

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Po ndodh përsëri. Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet, duke ia koklavitur tej mase planet klubit për afatin kalimtar. Për Juventusin në vitin 2021, tani Manchester Unitedin.

Në këtë kohë vitin e kaluar, Ronaldo i qortonte mediat që raportonin – më të drejtë – se ai ishte i përkushtuar të largohej nga Torino.

Dhe prapëseprapë, vetëm katër ditë para se të mbyllej afati kalimtar, ai iu ribashkua Unitedit.

Kapiteni i atëhershëm i Juves Giorgio Chiellini e fajësoi largimin e vonshëm të Ronaldos nga klubi për fillimin e ngadalshëm të sezonit nga skuadra bardhezi.

“Do të ishte shumë më mirë sikur ai të ishte larguar më herët”, kishte thënë Chiellini për DANZ në shtator.

“Ne e pësuam për këtë, në aspektin e pikëve. Sikur të largohej ai më herët, ne do të kishim pasur kohë për t’u përgatitur më mirë”.

Unitedi duhet të druhet për ndikimin e njëjtë të Ronaldos. Përgatitje parasezonale po shkojnë mirë, të paktën, megjithëse askush nuk është i sigurt se kjo po ndodh për shkak të mungesës së Ronaldos apo jo.

As trajneri i ri Erik ten Hag madje. Holandezi ka këmbëngulur se Ronaldo është në gjendje të luajë futboll me presing të lartë, stil të cilin dëshiron ta zbatojë tani në Old Trafford.

Çfarë dimë sigurt, megjithatë, është se Ronaldo ka shkaktuar rrëmujë në United.

Ten Hag nuk priste se do të kërkonte sulmues të ri këtë verë, ai mendonte se kërkimi për një sulmues të ri mund të priste deri në janar të paktën.

Manchester City e mori Erling Haalandin, ndërsa Liverpooli e fitoi garën për Darwin Nunez, që nënkupton se tani nuk ka ndonjë sulmues të madh në tregun e transferimeve për Unitedin.

Megjithatë, nuk ka garanci se Ronaldo do të shkojë në klubin që dëshiron këtë verë.

Situata ndërmjet aktuales dhe asaj në Juventus, në sezonin e kaluar ka një dallim, pasi që në këtë vit nuk ka ndonjë skuadër që është paraqitur dukshëm e interesuar për shërbimet e tij.

Portugezi është mësuar gjatë karrierës së tij të pretendojë majat e futbollit, dhe ajo çfarë dëshiron dhe çka e mban larg Manchester United është dëshira për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, menjëherë si e mësuan se djajtë e kuq do të përfundojnë jashtë top katërshes, filloi kontaktet për të gjetur skuadër të re, por asnjë nga skuadrat elitare evropiane nuk është e gatshme t’i ofrojë një kontratë yllit portugez.

Kjo nuk është për arsyen e moshës së tij. Të gjitha refuzimet janë si shkak i arsyeve financiare, për të cilat është e papërballueshme rroga e tij e lartë vjetore.

Siç e shpjegojnë njohësit e çështjes së Ronaldos, nëntë ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve për këtë vit nuk mund ta përballojnë financiarisht fituesin e pesë herë të Topit të Artë, ose edhe më keq, thjesht nuk e duan në radhët e tyre.

Lajme të ngjashme