45 minuta pa gola mes Shqipërisë e Çekisë, Kuqezinjtë shfaqen të rrezikshëm në fund të pjesës së parë - NACIONALE

45 minuta pa gola mes Shqipërisë e Çekisë, Kuqezinjtë shfaqen të rrezikshëm në fund të pjesës së parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pjesa e parë mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Çekisë është mbyllur pa gola.

Përballja që po zhvillohet në Air Albania, është në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, mes dy kombëtareve që synojnë vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën A.

Mysafirët e nisën më mirë takimin, duke pasur një dominim të lehtë, e herë pas here duke rrezikuar, por Thomas Strakosha tregoi cilësitë e tij në rastin më të mirë të ndeshjes, duke parandaluar që kuqezinjtë të pësonin gol.

Në anën tjetër, Shqipëria, nuk u tregua shumë e rrezikshme në 45 minutat e para, me vetëm minutat e fundit të pjesës së parë që dolën në zonën e kundërshtarit, por që tentimi i Qazim Laçit ishte i lehtë për portierin Kovar.

Deri në vërshëllimen për fundin e pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, kështu duke u mbyllur 0:0 45 minutat e para.

Shqipëria duhet të synojë fitore në rast se dëshiron vendin e parë në grup.

Lajme të ngjashme