Vdes 27-vjeçari uruguaian që pësoi sulm në zemër një javë më parë gjatë një ndeshje futbolli
Mbrojtësi i Nacional, Juan Izquierdo, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, pasi pësoi aritmi kardiake gjatë një ndeshje futbolli në Kupën Libertadores kundër Sao Paulos.
Uruguaiani ra pa ndjenja në minutën e 84-të të ndeshjes së raundit 1/8 së finales në Brazil më 22 gusht, përpara se të dërgohej në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Albert Einstein. Ish-lojtari i Montevideo Wanderers kishte qenë duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor pas kolapsit të tij, por spitali tha të martën në mbrëmje se ai kishte vdekur pasi truri i tij mbeti pa funksion pas arrestit kardiopulmonar - sipas ESPN.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Nacional konfirmoi vdekjen tragjike të Izquierdo në një deklaratë në X, ku shkruhej: "Me pikëllimin dhe tronditjen më të thellë në zemrat tona, Klubi Nacional njofton vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij. Miqtë, kolegët dhe të dashurit e tij janë në zi për humbjen e tij. Ti do të jesh përgjithmonë me ne."
Con el más profundo dolor e impacto en nuestros corazones, el Club Nacional de Football comunica el fallecimiento de nuestro querido jugador Juan Izquierdo.
— Nacional (@Nacional) August 28, 2024
Expresamos nuestras más sinceras condolencias a su familia, amigos, colegas y allegados.
Todo Nacional está de luto por… pic.twitter.com/mYU28mqw6m
Uruguai pezulloi të gjithë aktivitetin e futbollit fundjavën e kaluar për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e Izquierdo. Presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez, i bëri nderimet e tij lojtarit dhe familjes së tij – ashtu si edhe shoku uruguaian Luis Suarez.
Dominguez tha: "Futbolli i Amerikës së Jugut është në zi", ndërsa Suarez shtoi: "Dhimbje, trishtim, është e vështirë të shpjegohet. U preftë në paqe. Uroj shumë forcë për familjen dhe miqtë e tij".
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues tha se do të mbahet një minutë heshtje në çdo lojë të organizuar nga federata të mërkurën në nderim të Izquierdos, i cili gjithashtu kishte luajtur në Cerro, Penarol dhe Liverpool në Uruguai.