19-vjeçari i Man Unitedit starton për herë të parë, publikohen formacionet zyrtare Angli - Sllovaki
Pasi u mësuan dy çerekfinalistët e parë të Evropianit, dita e sotme vazhdon me dy ndeshje të tjera në kuadër të 1/8 së finales, ku fillimisht Anglia do të përballet me Sllovakinë, për një vend në mesin e tetë më të mirave.
Zvicra dhe Gjermania fituan ndaj Italisë e Danimarkës, respektivisht, ndërsa sot favoritët si Anglia e Spanja e kërkojnë të njëjtën gjë.
Përballja mes Anglisë dhe Danimarkës zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në Gelsenkirchen të Schalkes dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Gareth Southgate i shumë kritikuar, nuk ka bërë shumë ndryshime në këtë përballje, me vetëm Kobe Mainoo që do të jetë nga minuta e parë si partner mesfushe me Declan Rice.
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Mainoo, Rice; Saka, Bellingham, Foden; Harry Kane.
Në anën tjetër, Francesco Calzona i Sllovakisë do të luajë me 4-3-3.
Sllovakia (4-3-3): Dubravka; Hancko, Skriniar, Vavro, Pekarik; Duda, Lobotka, Kucka; Haraslin, Strelec dhe Schranz.
Kjo përballje që zhvillohet në stadiumin e Schalke 04, do të gjykohet nga turku Umut Meler, i ndihmuar nga dy anësorët Emre Eyisoy dhe Kerem Ersoy.
Gjyqtari i katërt do të jetë slloveni Obrenovic, ndërsa gjermani Fritz në VAR.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli, në çerekfinale do të përballet me Zvicrën.