Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut pasi dy të miturit u dënuan me 19 vjet burg: S’ma plotëson zemrën - NACIONALE

Xhaxhai i Lulzim Fejzullahut pasi dy të miturit u dënuan me 19 vjet burg: S’ma plotëson zemrën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

19 vjet burg janë dënuar dy të miturt për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Shpallja e aktgjykimit është bërë në seancë të mbyllur, pasi që në rast janë të përfshirë të miturit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, axha i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu, nuk është ndarë i kënaqur me dënimin e dy të miturve.

“Lulëzimi i ndjerë i ka pas 18 vite kështu që s’ma plotëson mu zemrën e para dhe e dyta nuk i besoj shkurt e shqip kësaj drejtësie. Nëse më pyet pse nuk i beson që ky me emër Artiol ka pas edhe 10 vepra ma herët këtu nuk e di sa janë marr parasysh, këtu me një fjalë mua ma ka lënë varrën hapur unë nuk i besoj edhe pikë”, ka thënë Fejzullahu.

Lajme të ngjashme