VIDEO: Gjuajtje me armë zjarri në Aktash, pamje nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes ku para pak minutash ndodhi një sulm me armë.
Një person në Aktash dyshohet se ka gjuajtur me armë dhe ka tentuar të godasë një tjetër.
Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj ndodhet në vendin e ngjarjes, prej ku sjell pamje.
Ndryshe, vlen të kujtohet se dy ditë më parë, në po të njëjtën lagje të kryeqytetit një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë mes dy grupeve të njohura si Sekiraqa dhe “Capat”.