Video ekskluzive: Këngëtari Fero e sulmon me grushta e shqelma një qytetar në veturë - NACIONALE

Video ekskluzive: Këngëtari Fero e sulmon me grushta e shqelma një qytetar në veturë

1 vit më parë

nga Gazeta Nacionale

Këngëtarët e skenës rep në Kosovë kanë probleme me dhunën. Feronit Shabani, reperi i njohur e problematik nga Gjilani, ka bërë përsëri bujë.

Jo për ndonjë këngë, të cilët janë po ashtu shumë të kritikuara për tekste banale, por për dhunën e ushtruar sot në Gjilan.

Fero, siç njihet me emrin artistik, në videon e siguruar nga gazeta Nacionale, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.

Fero është i njohur për shumë vepra penale, teksa nuk kanë munguar ndër vite përleshjet me njerëz të tjerë.

Madje, një video teksa shihej duke u përleshur me disa persona në një lokal në Prishtine, ishte bërë virale.

Kujtojmë që Fero ishte dënuar për armabjtje pa leje.

Reperët kosovarë janë treguar shumë problematik në muajt e fundit. Madje, si pasojë e inateve, një person ka humbur jetën në Ferizaj muaj më parë.

Dhuna që vrau një person në Ferizaj

Një vrasje që ndodhi në maj në Ferizaj kishte tronditur opinionit kosovar.

Atëbotë gazeta Nacionale kishte mësuar se i përfshirë në vrasje ishte vëllau i reperit Buta, Qëndrim Januzi.

I dyshuari dhe viktima deri vonë kishin qenë miq, por kohëve të fundit kishin pasur disa probleme.

Disa ditë para se të ndodhte vrasja, reperit Buta i ishte djegur edhe vetura. Nacionale raportoi se kishte dyshime, që veturën e Butës e kishte djegur pikërisht personi me inicialet G.H që mbeti i vdekur sonte.

Nacionale kishte siguruar edhe pamjet e djegies së veturës, gjithashtu edhe momentin e vrasjes së sotme.

“Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën "Rexhep Bislimi" tek marketi " Euro Market" në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, kanë njoftuar nga Policia.

SULMI NDAJ FEROS

Sulmi ndaj reperit të “Gang gang”, Fero ishte kryefjala e mediave vite më parë. Reperi u sulmua nga 4 persona teksa dilte nga një kinema në Prishtinë. Pak orë më vonë u publikua edhe video ku shiheshin 4 djem duke grushtuar dhe shkelmuar Feron. Nuk vonoi shumë dhe njëri prej sulmuesve doli hapur. Reperi Ligrit Uka postoi një foto në Instastory ku tregonte se ishte ai njëri prej djemve që kishin rrahur Feron.

ZËNKA MES LEDRIT, GJIKOS ETJ

Një tjetër zënkë kishte pasur dhe mes reperave si Ledri Vula, Gjiko, Real One dhe Dj Blunt.

Dj Blunt kishte vërshuar në Instagram më një seri videosh ku ofendon rëndë Gjikon, Ledri Vulën dhe menaxherin Faton Shoshi. Por ky sherr virtual eskaloi, aq sa Gjiko dhe Shoshi i shkuan menjëherë në shtëpi DJ Bluntit për t’u përballur fizikisht me të.

Pavarësisht se kjo histori u përfol shumë në rrjetet sociale ende nuk është mësuar shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje.

PLAGOSJA OTR-BABASTARS

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars kishte nisur gati një dekadë më parë. Reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman duke ia përmendur atij të dashurën Tunën.

Reperat e grupit Babastars janë përplasur me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Sëiss Diamond Hotel’ në Prishtinë. Reperi Noizy ishte plagosur lehtë në kokë. Ndërkohë Policia e Kosovës kishte arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës u plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

Kujtojmë që kjo përleshje nuk ishte e para mes tyre, pasi në vitin 2012 kishte ndodhur një ngjarje e tillë në aeroportin e Cyrihut, në Zvicër.

Sherri Gold Ag – Getoar Selimi

Getoar Selimi, këngëtari i njohur, dikur lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records” dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, kishte shkëmbyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG.

Miqtë e Getoarit tregonin se ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG. Zënka e kishte zanafillën nga një mëri e vjetër mes dy reperave dhe u rihap pak ditë para publikimit të albumit të “Tingulli i 3NT”.

Një këngë e titulluar “Qyr”, ka qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në Tiranë.

DUDA - UNIKATIL

Duda, këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të qetë, duke qenë se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me policinë. Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil.

Lajme të ngjashme