Konfliktet ndër vite mes reperëve që tronditën Kosovën - NACIONALE

Konfliktet ndër vite mes reperëve që tronditën Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazmend Hyseni, 30-vjeçar, ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri nga Qëndrim Januzi, që është vëllau i reperit Buta.

Gazeta Nacionale në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast, ku i dyshuari dhe viktima deri koëhve të fundit kishin qenë miq.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta, në muajin prill reperit Buta i ishte djegur vetura. Burimet kishin thënë, se vepra ishte kryer pikërisht nga Hyseni, viktima e krimit të sotëm.

Arsyet e krimit ende nuk dihen zyrtarisht, por që raportohet se gjithçka kishte nisur pas disa problemeve ndërmjet këngëtarëve.

Për këtë vrasje ka reaguar edhe reperi Fero, i cili edhe vetë ka qenë disa herë pjesë e konflikteve ndërmjet reperëve, të cilët shpesh kishin tronditur Kosovën.

Gazeta Nacionale sjell disa prej konflikteve ndërmjet reperëve, të cilat kishin përfunduar me plagosje e rrahje.

SULMI NDAJ FEROS

Sulmi ndaj reperit të “Gang gang”, Fero ishte kryefjala e mediave vite më parë. Reperi u sulmua nga 4 persona teksa dilte nga një kinema në Prishtinë. Pak orë më vonë u publikua edhe video ku shiheshin 4 djem duke grushtuar dhe shkelmuar Feron. Nuk vonoi shumë dhe njëri prej sulmuesve doli hapur. Reperi Ligrit Uka postoi një foto në Instastory ku tregonte se ishte ai njëri prej djemve që kishin rrahur Feron.

ZËNKA MES LEDRIT, GJIKOS ETJ

Një tjetër zënkë kishte pasur dhe mes reperave si Ledri Vula, Gjiko, Real One dhe Dj Blunt.

Dj Blunt kishte vërshuar në Instagram më një seri videosh ku ofendon rëndë Gjikon, Ledri Vulën dhe menaxherin Faton Shoshi. Por ky sherr virtual eskaloi, aq sa Gjiko dhe Shoshi i shkuan menjëherë në shtëpi DJ Bluntit për t’u përballur fizikisht me të.

Pavarësisht se kjo histori u përfol shumë në rrjetet sociale ende nuk është mësuar shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje.

PLAGOSJA OTR-BABASTARS

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars kishte nisur gati një dekadë më parë. Reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman duke ia përmendur atij të dashurën Tunën.

Reperat e grupit Babastars janë përplasur me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Sëiss Diamond Hotel’ në Prishtinë. Reperi Noizy ishte plagosur lehtë në kokë. Ndërkohë Policia e Kosovës kishte arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës u plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

Kujtojmë që kjo përleshje nuk ishte e para mes tyre, pasi në vitin 2012 kishte ndodhur një ngjarje e tillë në aeroportin e Cyrihut, në Zvicër.

Sherri Gold Ag – Getoar Selimi

Getoar Selimi, këngëtari i njohur, dikur lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records” dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, kishte shkëmbyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG.

Miqtë e Getoarit tregonin se ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG. Zënka e kishte zanafillën nga një mëri e vjetër mes dy reperave dhe u rihap pak ditë para publikimit të albumit të “Tingulli i 3NT”.

Një këngë e titulluar “Qyr”, ka qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në Tiranë.

DUDA - UNIKATIL

Duda, këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të qetë, duke qenë se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me policinë. Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil.

Lajme të ngjashme