Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Gjakovë
Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve që mori në një aksident trafiku në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur “kur një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar janë përfshirë në aksident në mes veti.”
“Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.” – konfirmon policia.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Gjakovë 03.09.2023-18:25 Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar janë përfshirë në aksident në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.