Urologu kosovar: Kushdo që synon kreun e MSh-së duhet të dijë çdo problem të secilit spital - NACIONALE

Urologu kosovar: Kushdo që synon kreun e MSh-së duhet të dijë çdo problem të secilit spital

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi vazhdon të jetë kryetemë këtë mbrëmje.

Reagime të shumta u panë me largimin e njeriut më të kritikuar nga të gjithë ministrat.

Së fundi shkroi edhe urologu kosovar, Liridon Selmani.

Ky i fundit pretendon se pasardhësi ose pasardhësja e Latifit duhet të jetë dikush që di detajet e secilit spital e secilës klinikë.

"Ministri i ri duhet ta ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë në kuptimin e financiar - duke planifikur buxhet për funksionalizim të aparaturës ekzistuese dhe furnizim me aparaturë të re, furnizim me barëra dhe material shpenzues, rritjen e pagave aktuale dhe joshjen e mjekëve dhe stafit mbështetës për angazhim në sektorin publik", tha ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Dorëheqja e Ministrit të Shëndetësisë z. Latifi nuk përbën një lajm i cili na ka befasuar. Andaj për rrjedhojë edhe sygjerimet dhe kritikat që vazhdimisht i kam adresuar më në fund dolën të kenë qenë të drejta.

Ajo cka mund të mësojmë nga qeverisja e tij me shëndetësinë është që:

1. Zgjidhja e problemeve në shëndetësi kërkon një ndërhyrje emergjente - assesi qasje që pas 10-15 vitesh disi vetvetiu do të rregullohet gjendja.

2. Menaxhimi në këtë sektor kërkon angazhim maksimal 24/7 - e jo mungesa në punë me vizita jashtë vendit çdo javë.

3. Ajo/ai që synon të merr udhëheqjen me këtë sektor duhet t'i njoh mirë problemet në secilën Klinikë/Spital Rajonal - e në bazë të kësaj të draftojë planin e punës me afate të qarta kohore të implementimit.

4. Vizioni i avansimit duhet të ketë për bazë stafin ekzistues vendor - ndihmat nga jashtë janë cdoherë të domosdoshme, por jo si bazë thenel i funksionimit të shëndetësisë.

5. Ministri i ri duhet ta ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë në kuptimin e financiar - duke planifikur buxhet për funksionalizim të aparaturës ekzistuese dhe furnizim me aparaturë të re, furnizim me barëra dhe material shpenzues, rritjen e pagave aktuale dhe joshjen e mjekëve dhe stafit mbështetës për angazhim në sektorin publik.

6. Krijimin e një strategjie që ka Pacientin në Qendër të Sistemit Shendetësor, duke trajtuar sa më parë problemin shëndetësor dhe duke zvogëluar listat e pritjes.

7. Zvogëlimin e numrit të rasteve për trajtim jashtë vendit dhe ikjes së pacientëve në klinikat private - duke sjellë në Kosovë ekspertë për periudha të caktuara kohore të cilët trajtojnë pacientët dhe njëkohesisht trajnojnë stafin vendor.

8. Draftimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Uroj që kësaj radhe shëndetësia të bie në duart e një menaxhuesi të mirë, sepse faturën e dështimit të deritanishëm do të vazhdojmë ta paguajmë për vite me radhë...

Lajme të ngjashme