Trishtuese| Më 2022 në Kosovë, mesatarisht çdo muaj u regjistruan nga dy viktima në vend të punës - NACIONALE

Trishtuese| Më 2022 në Kosovë, mesatarisht çdo muaj u regjistruan nga dy viktima në vend të punës

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Edhe në vitin që sapo lamë, hapat e përmirësimit të kushteve të punës në sektorin privat, dukeshin krejtësisht të pavërejtshme. Kushtet e punës në shumë sektorë po vazhdojnë të jenë rënda e numri i fataliteteve poashtu i lartë.

Në vitin 2022, në Kosovë humbën jetën 24 punëtorë në vendin e punës, apo mesatarisht çdo dy javë nga një vdekje në punë, duke bërë që në vitet e pasluftës, vetëm viti 2017 të ishte statistikisht më i rëndë, ku 27 punëtorë vdiqën në vendpunishte.

Ndonëse Kosova tash e gati dy vite po qeveriset nga një forcë e majtë politike që karakterizohet me ligjerim mbi barazinë shoqërore dhe për të drejtat e punëtorëve, gjendja në teren ende ka mbetur e papërmirësueshme.

Megjithatë, hapat drejt përmirësimit të kushteve të punës, edhe nën menaxhimin qeverisës të VV-së duken krejt të padukshme.

Rëndom, diskursi i këtij pushteti, sa kishte qenë në opozitë ishte i koncentruar te shtresa e mesme u ulët, rrjedhimisht tek klasa punëtore, për të cilët kryeministri i tashëm, Albin Kurti premtonte kushte te dinjitetshme sapo t’i hapej rruga për në pushtet.

Shtimi i inspektorëve të punës me "hapa të breshkës"

Pesëfishimi i inspektorëve ishte një nga premtimet e zëshme të kryeministrit Albin Kurti i cili besonte se do ta përmirësonte dukshëm ambientin e punës dhe do të ndërpriten në maksimum rastet e vdekjeve në punë. Për këtë, Vetëvendosje premtonte pesëfishim të inspektorëve.

Por, deri më tani numri i këtyre inspektorëve të punës ka lëvizur fare pak, e rrjedhimisht as gjendja e punëtorëve, sidomos atyre të sektorit ndërtimtarisë, të cilët vazhdojnë ta gjejnë vdekjen në vendin e punës.

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës, Hekuran Nikçi, i ka thënë Gazetës Nacionale se në vitin 2022 janë rekrutuar vetëm tetë (8) inspektorë shtesë të punës.

Nikçi thotë se arsyeja pse ky numër është i ulët është sepse Ligji aktual për zyrtarët publik nuk e lejon shpalljen e konkursëve jashtë Shërbimit Civil, e sipas tij në Shërbim Civil nuk ka interesim për punën e inspektorit të punës.

Megjithatë, ai thotë se në këtë vit që sapo kemi hyrë, do të rritet dukshëm numri i inspektorëve.

Përgjate vitit 2023 kemi të planifikuar dhe buxhetuar të rekrutojmë 100 inspektorë shtesë. Kjo varet kryesisht me Ligjin e ri për Zyrtar Publikë ku na mundësohet targetimi dhe rekrutimi i inspektorëve edhe jashtë shërbimit civil”, tha Nikçi për Nacionale.

Tutje, sipas Kryeinspektorit, viti që sapo shkoi ka qenë vit i përmirësimit të kushteve të punës për shkak të rritjes së numrit të inspektimeve dhe shqiptimit të masave ndëshkimore.

Numri i inspektimeve per vititn 2022 eshte 6,030 inspektime. Dukshem me i madh se i vitit te kaluar (2021)”, tregon Nikiçi, që megjithatë nuk e di numrin e saktë të gjobave, mirëpo ka treguar vlerën në para gjobave që rezultojnë me të hyra shtesë në Inspektoriat.

“Të hyrat në total për vitin 2022 janë 581,367.85 Euro. Ku prej tyre në periudhën janar-maj, 2022 të hyrat kanë qenë 174,357.89 Euro, ndërsa në përiudhën qershor-dhjetor, 2022 shuma e të hyrave është 405,759.96 Euro. Diferenca mes gjashtëmujorit të parë dhe të dytë të vititi 2022 është 231,402.07 Euro më shumë në gjashtëmujorin e dytë të 2022. Në vitin 2021 të hyrat totale në AEIP kanë qenë 409,431.59 Euro. Diferenca e të hyrave në mes të vitit 2021 dhe 2022 është 171,936.26 Euro më shumë në vitin 2022”, jep detaje Nikçi.

Sipas statistikave që ofron Insektoriati i Punës, në vitin 2022, numëri i atyre që humbën jetën në punë është 15, megjithatë, shifër tjetër ofron Sindikata e Sektorit Privat.

Kryetari i Kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, për dallim nga Kryeinspektori, thotë në vitin 2022 në vendin e punës anë vdekur 24 persona. Por, sipas Azemit, puntorët shofer që vdesin në vendin e punës, ngaa Inspektoriati llogariten si vdekje në trafik, e jo vdekje në vendin e punës.

“Kryeinspektori mundet me thanë edhe më pak po nëse dikujt i nevojitet jemi të gatshëm me e dhanë me emër e mbiemer e me komunë ku ka ndodhur rasti, mosha, dita kur ka vdekur, kompania, e çdo detajë që kërkohet sepse në të dhënat tona nuk guxon me dhënë një informim për puntor që ka vdekur kur nuk i ke të dhënat. Inspektori i punës e llogarit p.sh: që nëse një puntorë shofer vdes në rrugë ata nuk llogarisin si puntorë po si një person që ka vdekur në komunikacion, mirëpo ai për neve është puntor që vdes në vendin e punës. Edhe një herë po them decitivisht që në vitin 2022 fatkeqësisht kemi 24 raste të vdëkjës në punë”, thotë Azemi për Nacionale.

Sipas Azemit, kushtet e punës kanë pësuar një përmisim të lehtë, mirëpo jo për shkak të shtetit apo kompanive.

“Nuk është lëvizje pozitive pse pronaret e kompanive kanë qenë dorëlirë dhe kanë dashur t’u rrisin pagat punëtorve të sektorit privat, por iu ka imponuar nga situata që tu rrisin ato paga, janë rritje pagash simbolike jo adekuate por megjithatë është një ndryshim”, thotë Azemi.

Ai shton se Qeveria dhe institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, përkundrazi, sipas tij vetëm sa i kanë diskriminuar me mjetet që ka ndarë Qeveria për sektorin publik e jo për puëtorët në sektorin privat të Kosovës.

“Sa i përket në raport me shtetin apo qeverinë asnjëhërë nuk ka qenë një vit me më pak lëvizje jo që nuk kemi lëvizje pozitive por kemi diskriminim të puntorve të sektorit privat, sidomos kur ka qenë çështja e subvencioneve. Ju e dini që kemi pasur subvencione që i ka stimulu puntorët e sektorit publik të cilët janë në një pozitë shumë më të mirë edhe me paga edhe në respëktim të ligjit dhe marrveshjes kolektive kurse tek puntorët e sektorit privat këtu nuk realizohen dhe implementohen e aq më keq ka qenë një diskriminim fatal ku nga 50 euro iu dhanë puntorëve publik e sektorit privat jo. Në një farë forme edhe ne si sindikatë kemi qenë të shantazhuar nga shteti”, thotë Azemi, me shpresën që në vitin 2023 do të jetë më i përmisueshëm, pasi që 2022-ta sipas tij ka qenë pothuajse më i rëndi në Kosovën e pasluftës.

Kur është fjala të sektori privat shteti karshi tyre nuk e ka bërë as një lëvizje përkundrazi ka bërë diskriminim me ta. Nëse flasim për periudhën e pasluftës e deri në fundin e këtij viti vetëm viti 2017 ka qenë më numer më të madh të fataliteteve në punë. Në vitin 2017 kemi pasur 27 raste të vdekjeve dhe në 2022 i kemi 24 raste të vdekjes”, thotë Azemi.

Aspekti legjislativ në Kosovë rregullohet me anë të dy Ligjeve të cilat janë në fuqi, Ligji i Punës dhe Ligji për siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuave dhe Ambientit të Punës. Ky ligj është i rregullar tash e disa vite, mirëpo realiteti dhe zbatimi i ligjeve lë shumë për të dëshiruar, duke bërë që edhe pasiguria në punë të jetë njëri nga shkaqet që shumë qytetarë të synojnë të largohen nga Kosova.

Lajme të ngjashme