Tre burra rrahin një grua në Prishtinë, arrestohen - NACIONALE

Tre burra rrahin një grua në Prishtinë, arrestohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht një grua.

Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje teksa njëri nga ta është liruar.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës.

"Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë (NN) 31.12.2022-17:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.", thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme