Çka pritej? Albin Kurti e zhgënjeu zëdhënësin e partisë në natën e pritjes së Vitit të Ri
Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i Vetëvendosjes me emrin Arlind Manxhuka bëri një postim paralajmërues por i cili nuk u materializua.
Manxhuka do t’i drejtohej shefit të tij partiak Albin Kurtit me disa fjalë: “Kryeministër, postimi “Serbia nuk kalon” i paska thy rekordet me ‘likes’. Po sonte?!”
Në natën e fundit të vitit të kaluar, kryeministri e kishte postuar një fotografi ku shfaqej me prindërit, gruan dhe të bijën. Ajo kishte qenë fotografia më e pëlqyer e tij derisa shkroi postimin “Serbia nuk kalon,”
Kësisoj, ishte legjitime të pritej që do të kishte një tjetër fotografi të kryeministrit Kurti me familjen e tij sërish, për natën e vitit të ri.

Por, kjo nuk ndodhi.
Kryeministri shkoi e takoi punëtorë në KEK, dhe më pas edhe në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së për të takuar foshnjen e parë të vitit në Kosovë.
Deri tash, nuk dihet se ku e priti kryeministri Kurti Vitin e Ri 2023 saktësisht, por megjithatë dihet se nuk ishte në banesën e bashkëshortes në Osllo të Norvegjisë.