Studim revolucionar: Një test i thjeshtë i gjakut zbulon kancerë të shumtë në faza të hershme - NACIONALE

Studim revolucionar: Një test i thjeshtë i gjakut zbulon kancerë të shumtë në faza të hershme

2 muaj më parë

nga NACIONALE

*Ky shkrim është shkruar së pari për the Guardian, dhe përkthehet në shqip nga gazeta Nacionale.

Mjekët iu kanë thënë shërbimeve shëndetësore që të përgatiten për një epokë të re të ekzaminimeve për kancer pasi një studim ka gjetur se një test i thjeshtë i gjakut mund të detektonte shumë tipe kancerit te pacientët para se ata të zhvillonin simptoma të qarta.

Studimi nga Pathfider iu ofroi testin e gjakut më shumë se 6600 njerëzve të rritur mbi moshën 50 vjeçare, nga i cili detektoi dhjetëra raste të reja të sëmundjes. Shumë kancerë ishin në një fazë të hershme dhe gati tri të katërtat ishin forma që nuk ekzaminohen në mënyrë rutinore.

Kjo është e para herë që rezultatet nga testi Galleri, që kërkon ADN-në e kancerit në gjak, u janë kthyer pacientëve dhe mjekëve të tyre, për të udhëzuar mënyrën se si do të investigohej kanceri apo se si do të kurohej ai.

Testi Galleri është përshkruar si një “ndërrues loje” potencial nga sistemi publik shëndetësor në Angli (NHS), që pritet të raportojë rezultate nga një testim masiv që përfshiu 165 mijë njerëz në vitin e ardhshëm. Mjekët shpresojnë se testi do të shpëtojë jetë duke detektuar kancerin mjaftueshëm herët në mënyrë që operimi dhe kurimi të jetë më efektiv, por teknologjia është ende në zhvillim e sipër.

“Ajo çka mendoj se është shumë ngazëllyese për këtë paradigmë të re dhe këtë koncept të ri është që shumë prej këtyre kancerëve ishin të tillë për të cilët nuk kemi ekzaminim standard,” – tha Dr. Deb Schrag, hulumtuese e lartë në studim.

Në studimin e Pathfinder, 6621 persona të rritur mbi moshën 50 vjeçare morën testin e gjakut Galleri.

Për 6529 vullnetarë, testi ishte negativ, por për 92 të tjerët ishte pozitiv.

Testimet e mëpastajme konfirmuan tumore solide apo kancerë të gjakut në 35 persona, apo 1.4% të grupit. Testi zbuloi dy kancerë në një grua që kishte pasur tumorë endometrial dhe në gjinj po ashtu.

Përtej të zbuluarit të pranisë së sëmundjes, testi parashikonte edhe se ku ishte kanceri, duke i lejuar mjekët që ta gjurmonin më shpejt.

Testi identifikoi 19 tumorë solidë në gjinj, mushkëri, mëlçi dhe zorrë të trashë, por po ashtu zbuloi edhe kancerë në vezore dhe pankreas, që zakonisht detektohen në fazë të vonshme dhe që kanë shkallë të ulët të mbijetesës.

Pjesa e mbetur ishin kancerë të gjakut. Prej 36 kancerëve që detektuar në total, 14 ishin në fazë të hershme, 26 ishin forma të sëmundjes që nuk ekzaminohen zakonisht.

Analiza të mëtejme gjetën se vetëm një pjesë e vogël e njerëzve të shëndetshëm kishin marrë rezultat pozitiv.

Naser Turabi, drejtori i një qendre të kërkimeve për kancer në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Testimet e gjakut për shumë tipe të kancerit që dikur i përkisnin fushës së trillit shkencor, janë tanimë zonë për hulumtime të kancerit që po tregojnë shenja premtuese për pacientët. Hulumtimet si ky janë kruciale për ta bërë progresin e nevojshëm kundër kancerëve të fazës së vonshme dhe për t’ju dhënë më shumë pacientëve shansin për rezultate të mira.”

Lajme të ngjashme