Spahiu: Shqipëria ka kujtuar se kosovarët janë naivë, por e kuptuan që jemi më shkërdhata se ata - NACIONALE

Spahiu: Shqipëria ka kujtuar se kosovarët janë naivë, por e kuptuan që jemi më shkërdhata se ata

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë nga infermierët në një shtëpi të pleqëve.

Spahiu ka komentuar më shumë reagimet që kanë ardhë nga Shqipëria, pasi viktima ishte nëna e dëshmorit, duke thënë se tani ata e kanë kuptuar se jemi shoqëri e njejtë.

“Kur po shohin se si po e rrehim nënën plakë të dëshmorit, Shqipëria po e kupton se jemi shoqëri njësoj si ata. Deri tani kanë kujtuar se kosovarët janë naivë po atdhedashës, por tani po e kuptojnë mirë se jemi ma shkërdhata se ata.”, ka shkruar ai.

Spahiu gjithashtu ka sqaruar reagimin e tij duke thënë se “Shqipëria moti i ka rrahur familjet e dëshmorëve

Nuk po kuptoj përse po qeshin disa. Shqipëria moti I ka rrahur familjet e dëshmorëve që kur kriminelët I ka shpallur heronj e dëshmorë e dëshmorët e heronjtë e vërtetë i ka shpallur tradhtarë e dergjur burgjeve e kampeve të internimit.”, ka komentuar ai.

Lajme të ngjashme