Smajljaj: VV-ja thotë "20 vjet u punua keq", opozita "Qeveria Kurti s’po punon" – sa programe të pasura
Analisti Avdi Smajljaj ka komentuar mënyrën se si deklarohen partitë politikë në Kosovë.
Duke komentuar programet e partive politike, ai ka shpjeguar diskursin e pushtetit dhe opozitës në Kosovë.
Sipas tij, partia në pushtet, LVV thekson se të tjerët kanë punuar keq që 20 vite, gjersa opozita thotë se Qeveria Kurti s’po punon.
“Programi i partive në pushtet (qeverisë aktuale): ata tjerët kanë punuar keq për 20 vite.
Programi i partive opozitare: qeveria nuk po punon.
Sa programe të pasura kanë, sa pasuri e madhe politike janë partitë tona.”, vlerësoi z.Smajljaj.