Smajljaj: Vlerat enveriste dhe titiste janë ende goxha prezente në Kosovë - NACIONALE

Smajljaj: Vlerat enveriste dhe titiste janë ende goxha prezente në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka bërë me dije se vlerat enveriste dhe titiste janë ende goxha prezente në nivele të ndryshme shoqërore në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prezenca e këtyre vlerave është ndër arsyet kryesore të ngecjes në zhvillimin e demokracisë, liberalizmit, e pluralizmit te ne.

Enverizmi sot nuk është forcë politike e organizuar me rol signifikant në skenën politike. Kjo edhe për arsye se ka një kontekst tjetër ndërkombëtar, në të cilin është shumë vështirë të ngjallet enverizmi si regjim autoritar/totalitar dhe si verzion i ideologjisë marksist-leniniste. Megjithatë, vlerat enveriste e titiste, autoritare/totalitare janë ende goxha prezente në nivele të ndryshme shoqërore, tek masat dhe një pjesë e konsiderueshme e elitave”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se diktatori Enver Hoxhaj është nder figurat më të errëta shqiptare.

Prezenca e këtyre vlerave është ndër arsyet kryesore të ngecjes në zhvillimin e demokracisë, liberalizmit, e pluralizmit te ne. Për këtë ka shpërputhje të madhe në mes kushtetutës, institucioneve formale, e ligjeve në njërën anë, dhe qëndrimeve e sjelljeve ndryshe të shoqërisë sa i përket lirisë e pluralizmit në anën tjetër. Kjo e rritë informalitetin në politikë. Enver Hoxha si diktator autoritar/totalitar e si verzion i marksist-leninizmit është figura më e errët shqiptare”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme