Skandaloze në QKUK: Tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohen nëna e foshnja - NACIONALE

Skandaloze në QKUK: Tavani i dhomës bie mbi shtrat, rrezikohen nëna e foshnja

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Para pak ditësh, një nënë e shtrirë në klinikën e Neonatologjisë është ndier e rrezikuar bashkë me foshnjën e saj.

Kjo pasi, tavani i dhomës, gjegjësisht pllaka e materialit "armstrong" ra mbi shtrat. Siç raporton Gazeta Shneta, nëna në momentin kritik ka qenë afër dritares dhe pak minuta para se të bie tavani e kishte hequr foshnjën nga ai shtrat.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar kjo nënë për mediumin respektiv.

Siç ka thënë tutje ajo, pas rastit ata kanë refuzuar të qëndrojë në atë dhomë, por që stafi nuk u kishte bërë zgjidhje për transferim në ndonjë dhomë tjetër.

Për më shumë, pamjet që flasin:

Lajme të ngjashme