Sinjali publikon emrin e dorasit që vrau gruan në oborrin e QKUK-së - NACIONALE

Sinjali publikon emrin e dorasit që vrau gruan në oborrin e QKUK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 35 vjeçare shtatzënë është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së, para objektit të Gjinekologjisë.

Gazeta Sinjali duke cituar burime të saj brenda QKUK-së, ka raportuar se i dyshuari është Sokol Halili, 31 vjeçar, ndërsa viktima është Hamide Magashi, 35 vjeçare.

Ndërkohë, siç ka raportuar gazeta Nacionale më herët, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nacionale ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga IML.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, ka mësuar se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lajme të ngjashme