Tërhiqet trupi i pajetë i gruas së vrarë nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Tërhiqet trupi i pajetë i gruas së vrarë nga vendi i ngjarjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje e rëndë para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Dyshohet se një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Nacionale ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga IML.

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit të Gjinekologjishë në QKUK.

Siç ka mësuar gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatëzënisë.

Tutje gazeta mëson se një patrullë e policisë është dërguar edhe te shtëpia e dorasit.

Ky i fundit ende është në arrati, ndërsa ka raportime se është i arrestuar, por Nacionale nuk ka arritur ka konfirmojë këtë.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.

Lajme të ngjashme