Shoqata Sindikale e QKUK-së pëkrahë grevën e kërkesat e SBASHK-ut - NACIONALE

Shoqata Sindikale e QKUK-së pëkrahë grevën e kërkesat e SBASHK-ut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të enjten në Kosovë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se kanë hyrë në grevë të përgjithshme, për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre për mbështetje prej 100 eurove.

Derisa në grevë kanë hyrë çerdhet publike, administrata, ka sindikata që po e kundërshtojnë mbajtjen e grevës.

Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Por ndryshe nga Sindikata e Shëndetësisë po mendojnë shoqatat sindikale në QKUK. Këta të fundit kanë vendosur që t’i përkrahin kërkesat e SBASHK-ut dhe administratës publike.

“Duke pasur parasysh parimin bazë të sindikalizmit – Solidaritetin, ne anëtarët e shoqates sindikale të

QKUK, i përkrahim kërkesat e SBASHK-ut dhe administrates publike. Kërkesat tona për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, në vazhdimësi janë injoruar por kapakun ia ka vu kjo qeveri e cila me paturpësinë më të madhe deklarohet me orientime – Socialdemokrate, ndërsa veprimet e ndërmarrura e rangojnë në qeveri autokratike dhe ekstremisht djathtiste, këtë e dëshmon veprimi ndëshkues i ndërmarrur dje, karshi punonjësve grevist, në vend që të ulet në dialog social për të zgjedhur hallet dhe problemet e shumta të të klasës punëtore, halle këto të cilat janë rritur shumë nga inflacioni gallopant”, thuhet në njoftimin e Shoqtës Sindikale të QKUK-së.

Prej QKUK-së kanë folur edhe për deklarimet e djeshme të FSSHK-së për mos-përkrahjen e grevës së BSPK-së.

“Sa i përket deklarimit të djeshëm të FSSHK e cila është prononcuar kundër solidarizimit me greven e

kolegëve të SBASHK-ut dhe administratës publike, kjo udhëheqje e kundërligjëshme, e dalur nga procesi i manipuluar zgjedhor, e ndihmuar nga këta pushtetarë dhe segmente të caktuara të partisë më të

madhe opozitare – janë në borxhe politike, andaj nuk mund ta ngrisin kokën dhe ti mbrojnë interesat e

klasës punëtore të RKS e besa as të punonjësve shëndetësor. Ne anëtarësia e SHS të QKUK e kemi kuptuar që ligjin mbi pagat, i prolonguar nga kjo qeveri qe një vit, edhe kështu si është dizajnuar është bërë për të mos u miratuar”, thuhet tutje në reagim.

Lajme të ngjashme