“Shijojeni çlirimtarët kroat”: Olluri krahason deklaratën e trajnerit Daliq me atë të ministër Muratit
Gazetari Parim Olluri, ka shkruar për një deklaratë të trajnerit të Kroacisë, pas fitores kundër Brazilit, deklaratë kjo që bëri bujë të madhe, sidomos në kontekstin se si duhet të trajtohen çlirimtarët e vendit.
Daliq, fitoren ua dedikoi çlirimtarëve të Kroacisë, duke u shprehur me fjalët “Shijojeni çlirimtarët kroat, kjo ishte për ju”.
Këto fjalë të trajnerit, Olluri i ka krahasuar me disa deklarata të ministër Muratit, i cili nder të tjera thoshte se “Tre muaj luftë, dojnë me na dalë shumë shtrejtë. Edhe mercenarë me pasë angazhu na kish dalë ma lirë”.
Kujtojmë se këto deklarata të trajnerit Zlatko Dalic, kthyen në vëmendjen e publikut kosovar, mënyrën se si duhet të trajtohen çlirimtarët.
Postimi i plotë i gazetarit Olluri
Kroaci-
Trajneri Zlatko Daliq fitoren kunder Brazilit ua dedikoj çlirimtareve kroate.
“Shijojeni çlirimtaret kroate, kjo ishte per ju”
Kosove-
Pushtetari i Vetevendosjes, Hekuran Murati:
… tre muaj lufte dojne me na dale shume shtrejte. Bile edhe mercenare me pase angazhu na kish dale ma lire. Edhe as falemnderit s’kish pase nevoje me ju thane
