Shala i vetëvendosur: Sa e njoh Albin Kurtin, kurrë s’ka me bo Asociacionin
Krenar Shala, analist i rregullt, aq sa gati i përditshëm në Kanal 10, ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave.
Por, ai u pa i vendosur në përgjigje kur u pyet nëse marrëveshja e së mërkurës e ka legjitimuar Asociacionin e Komunave serbe. Shala deklaroi se përderisa sa Kurti është kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodh.
“Sa e njoh Albin Kurtin, Asociacionin kurrë s’ka me ba”, ka deklaruar Shala, transmeton Gazeta 10.
“Nuk u dorwzu Kurti, wshtw njw fitore strategjike pak si e heshtur. Jo fitore, por nuk wshtw humbje pwr Kosovwn, sepse ne targat do t’i kemi brenda njw viti RKS”, vazhdoi ai në emisionin e fundit të "Politiko"-s