Shabani: Ia adresuam ministrit Murati sfidat me të cilat përballen Qendrat për Punë Sociale, s'pati kohë të takohet - NACIONALE

Shabani: Ia adresuam ministrit Murati sfidat me të cilat përballen Qendrat për Punë Sociale, s'pati kohë të takohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Shabani, kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, ka thënë se ia kanë dorëzuar një kërkesë kabinetit të ministrit Hekuran Murati, në lidhje me shërbimet sociale në QPS para disa muajsh. Por siç shton ai, ky i fundit "nuk ka pasur kohë" të takohet me ta.

Shabani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kanë paraqitur disa sfida me të cilat ballafaqohen QPS-së.

Ai i ka renditur çështjet që kanë kërkuar të shqyrtohen, por thotë se nuk është diskutuar ende për këto tema.

Tutje, Shabani thotë se edhe pas tetë muajsh, nuk janë takuar me ministrin Murati, derisa shton se gjetja e zgjidhjeve nuk bëhet me deklarata në rrjete sociale.

“Pas 8 (tetë) muajsh Ministri nuk ka pasë kohë të takohet e t'i diskutojmë këto tema. Adresimi e gjetja e zgjidhjeve duhet të bëhet me veprime e vendime konkrete e jo me deklarata në FB. Është për keqardhje që qasja ndaj forcimit të shërbimeve sociale është në këtë nivel. E kur po përballemi me raste trishtuese po krijohet inercioni i reagimeve, por ndërrrarrja e veprimeve vazhdon të mbetet në atë nivel”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Shabanit:

Në emër të Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë si kryetar i saj dhe më kërkesë të kabinetit të Ministrit Murati i kemi adresuar një letër me pasqyrimin e situatës në shërbimet sociale në QPS-të e Kosovës para disa muajsh.

Ndër të tjera kemi paraqitur shumë sfida me të cilat ballafaqohen QPS-të në zbatim të punës dhe ofrim të shërbimeve.

Kemi kërkuar të bisedojmë për projekt ligjin për shërbime sociale dhe familjare ( nuk është në agjendë fare)

- projekt ligjin për financat e pushtetit lokal ( ku parashihet granti specifik dhe kontraktimi i shërbimeve sociale është hjek nga agjenda)

- për udhëzimet administrative që presin për aprovim qe sa muaj e pengojnë nënat vetë ushqyese për ndihmë sociale në realizim të drejtës dhe viktimat e dhunës.

- për organin e kujdestarisë.

-për kolezionin e ligjeve.

- për numrin e vogël të stafit nëpër QPS-të e Kosovës dhe pamundësinë për të përballuar volumin e punës dhe nevojës për shërbime familjare.

-për domosdoshmërinën e investimeve në QPS.

- për infrastrukturën e dobët e me kushtet më të këqija në krejt Komunat.

-për mungesën e fondit emergjent për përkrahje direkte të klientëve.

-për reformën në SNS dhe ligjin e ndihmës sociale

- për reformat në politika sociale

- për sfidat në banim social për viktimat e dhunës në familje.

Pas 8 (tetë) muajsh Ministri nuk ka pasë kohë të takohet e t'i diskutojmë këto tema. Adresimi e gjetja e zgjidhjeve duhet të bëhet me veprime e vendime konkrete e jo me deklarata në FB.

Është për keqardhje që qasja ndaj forcimit të shërbimeve sociale është në këtë nivel. E kur po përballemi me raste trishtuese po krijohet inercioni i reagimeve, por ndërrrarrja e veprimeve vazhdon të mbetet në atë nivel.

Lajme të ngjashme