‘Sakrifica’ e analistit: Tallje masive me lotët e Bleron Baraliut pasi aplikoi për pasaportë amerikane - NACIONALE

‘Sakrifica’ e analistit: Tallje masive me lotët e Bleron Baraliut pasi aplikoi për pasaportë amerikane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bleron Baraliu në mëngjesin e sotëm shkroi një status në Facebook duke treguar vendimin e tij të fundit: po bëhej amerikan! Ai një vendim të tillë po e shihte si “dorëzim” e si “sakrificë” derisa tregonte se i kishte rrjedhur edhe “loti faqeve”. Por, gjithë ai emocionalitet ka nxitur tallje masive në rrjetet sociale të Internetit.

Pajisja me pasaportë amerikane në Kosovë shihet si goxha fat, por duket se për Baraliun po përjetohej – nëse vërtet po përjetohej – ndryshe.

Gazetari dhe ish zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, i shkroi këto fjalë tallëse në statusin e tij në Facebook:

“Me marrë unë nënshtetësinë amerikane, jo që s’më rrjedh një pikë loti, po isha zgërdhi tonë ditën prej gëzimit.” Ai vendosi edhe dy figura (emoji) duke qeshur me lotë.

Gazetari ynë Berat Buzhala ishte edhe më goditës e tallës ndaj analistit në fjalë.

“Me u pshurrë more tuj keshë me këta budallë. Edhe kur i shtinë letrat me marrë pasaporta të Amerikës për veti e për familjarë këqyrin me e lujtë viktimën. Do me thanë këta që jetojnë në Prugovc, Çabiq etj. janë me fat, e këta me letra të Amerikës veç mallkimi po i ndjekë.” – shkroi mes tjerash ai derisa pastaj rrëfen edhe një ngjarje personale.

“Kallxojke mixha i babës tem për ni vlla të vetin ma të madh. Fukarallak i madh, e tha veç vllau i madh hangke mjaltë në sabah, tjerët bukë e lang. Për mos me lakmu tjerët, kur e rraske lugën e mjaltit në gojë, vllau i madh, i rrudhke kapak sytë, si me hangër krypë. “Hiç lehtë s’pe ki as ti,” tha, i thojsha.”

Sovran Hoti ndërkohë e ka quajtur “Elez i dytë” Baraliun, për nder të ish prokurorit Elez Blakajt që ishte larguar nga Kosova drejt Amerikës por që s’u kthye më as pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet (Shkon Lumezi, vjen Elezi?)

“Merre pasaportën nëse e ke ndërmend e mos u viktimizoni. Elezi i dytë; se jeta u paska rrezikuar e po të duhet mbrojtja. 28 vite e një çerek në Amerikë nuk t’u rrezikua? Por tash po?” – i tha ai Baraliut në murin e tij.

Në vetë postimin e tij, z. Baraliu ka marrë një grumbull reagimesh me figurën qeshëse (haha).

Komente tallëse për viktimizimin e Baraliut pati edhe në murin e Nacionales në Facebook: “Me shku bre me ja fshi lot e krokodillit dikush se përrall tek u bo,” – tha Besim Golaj.

“Zotëri Baraliu, bëni të fala atij Gjonbalajt që i përmendte milionat me investue!” – i tha Esat Çekaj ndërkohë.

“Qeshtu e keni ju të Vetëvendosjes. Për veti bëhi nënshtetas amerikan, norvegjez, gjerman etj. e masnej vini na shisni mend neve këtu se qysh duhet me qenë atdhetar, e me luftu me u bashku me Shqipërinë.” – tha Arianit Hoti.

Baraliu ishte prej analistëve më të zëshëm viteve të fundit, duke e mbështetur kryesisht kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij.

Lajme të ngjashme