“Qeshtu e keni ju të VV-së”: Qysh po komentohet aplikimi i analistit për pasaportë amerikane? - NACIONALE

“Qeshtu e keni ju të VV-së”: Qysh po komentohet aplikimi i analistit për pasaportë amerikane?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mëngjesin e sotëm, analisti Bleron Baraliu ka njoftuar opinionin se... ishte dorëzuar! Po aplikonte për pasaportë të ShBA-ve për t’u mbrojtur nga disa kritikë të tij në Kosovë (ku tjetër?). Por, qysh po komentohet ky veprim?

Meqë jemi në seksionin e Blogut në Nacionale, natyrisht që edhe zëri i popullit ka vlerë.

Arianit Hoti, i ka shkruar Baraliut në murin e tij këto fjalë:

“Qeshtu e keni ju të Vetëvendosjes. Për veti bëhi nënshtetas amerikan, norvegjez, gjerman etj. e masnej vini na shisni mend neve këtu se qysh duhet me qenë atdhetar, e me luftu me u bashku me Shqipërinë.”

“Urime. Kjo aspak nuk e zbehë dashurinë për atdhehun që e ke dhënë.” – i ka thënë Armend Shkoza.

I famshmi Fehmi Ferati – ish kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës – ka pasur këto fjalë: “Lëre de mos e bëj të madhe! Pasaporta është një letër! Ti mbetesh i panatyralizuar nga shyptaria në diçka tjetër!”

“Urime e suksese, shtetësia amerikane veç të forcon më shumë. Klm” – i ka komentuar Luan Bicaj.

Ndërkohë, në murin e Nacionales në Facebook pas shpërndarjes së këtij lajmi kanë qenë këto komente:

“Me shku bre me ja fshi lot e krokodillit dikush se përrall tek u bo,” – tha Besim Golaj.

“Zotëri Baraliu, bëni të fala atij Gjonbalajt që i përmendte milionat me investue!” – i tha Esat Çekaj ndërkohë.

Lajme të ngjashme