Rifat Latifi bëhet i famshëm në Facebook, emri i tij shumë i kërkuar pas dorëheqjes - NACIONALE

Rifat Latifi bëhet i famshëm në Facebook, emri i tij shumë i kërkuar pas dorëheqjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i minstrit të Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.

Në një letër të publikuar nga Telegrafi, ai ka thënë se pas shumë reflektimesh ka dhënë dorëheqje, duke e falënderuar kryeministrin Albin Kurti për besimin.

“Me shumë respekt dhe falënderime për nderin që të jem pjesë e ekipit tuaj!”, shkruan në fund Latifi.

Tashmë emri i Rifat Latifit është shumë i kërkuar, aq sa është bërë i populluar në Facebook.

Pra emri i Rifat Latifit është “Popular now”.

Kujtojmë që z.Rifat Latifi është kritikuar shumë për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.

Lajme të ngjashme