Revista e njohur zgjedh nëntë vendet që duhet vizituar në Shqipëri – Shëngjini nuk zë vend në listë
Gazeta e njohura “Time Out” ka shkruar një artikull për nëntë vendet që duhet vizituar në Shqipëri.
Në shkrimin e saj, theksohet se Shqipëria është Evropa që nuk e keni ditur se ekziston.
Në vendin e parë për të vizituar është Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, të cilin gazeta e quan si vendi që realisht “ndihet si qytet”.
Sigurisht, në listë nuk mungon dhe nuk ka sesi të mungojë qyteti i Beratit, që është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë.
E sa i përket plazheve, në vendin e tretë renditet Ksamili, qyteti jugor i Shqipërisë, që është një qendër goxha e vizituar nga turistët. Në vendin e katër renditet Gjirokastra, vendlindja e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Qyteti i Butrinitit është në vendin e pestë dhe sipas gazetës konsiderohet një nga vendet historike më të mahnitshme. Në listë ka zënë vend edhe Shkodra, Alpet shqiptare, Apollonia dhe plazha Gjipe.
Por në kë të listë nuk kishte vend për Shëngjinin, vendin që vizitohet shumë nga kosovarët gjatë periudhës së verës. Po ashtu, as Durrësi nuk ishte në listën prej nëntë vendeve për t’i vizituar sipas Time Out.