Reportazhi i Nacionales "Një shqelm kundër racizmit", përzgjedhet për t'u transmetuar në festivalin prestigjioz të filmit sportiv në Milano - NACIONALE

Reportazhi i Nacionales "Një shqelm kundër racizmit", përzgjedhet për t'u transmetuar në festivalin prestigjioz të filmit sportiv në Milano

9 muaj më parë

nga NACIONALE

“Një shqelm kundër racizmit’- reportazhi i gazetarit të Nacionales, Besian Beha, me personazh futbollistin e ri, Belgin Jashari, është përzgjedhur që të transmetohet në festivalin prestigjioz të filmit sportive në Milano, që mbahet nga data 7 deri më 11 tetor 2025.

Në përshkrimin e njoftimit të Federatës ‘FICTS’ që organizon këtë festival të përvitshëm në Milano, përshkruhet me një fjali njoftimi rreth dokumentarit ‘për një futbollist të ri nga Kosova që lufton kundër sulmeve raciste si dhe për mbështetjen që gjeti në ekipin e tij’.

Dokumentari i gazetarit Besian Beha, përshkruante sfidën e 15 vjeçarit Belgin Jashari, nga komuniteti ashkali në Kosovë dhe përpjekjen e tij për t’i luftuar paragjykimet dhe racizmin, që kishin kulmuar edhe me sulm fizik ndaj tij.

Belginit 15 vjeçar, pas disa raportimesh që kulmojnë me reportazhin e bujshëm të gazetarit Beha, i ishin hapur një seri mundësish për karrierën e tij prej futbolisti të ri.

Lajme të ngjashme