Rast i rëndë në Ferizaj: Gruaja lind në tualetin e Emergjencës, foshnja nuk arrin të mbijetojë - NACIONALE

Rast i rëndë në Ferizaj: Gruaja lind në tualetin e Emergjencës, foshnja nuk arrin të mbijetojë

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një foshnjë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka lindur në tualetin e Emergjencës në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur më 5 maj, rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, një grua e dyshuar, shtetase kosovare, dyshohet se ka lindur foshnjën në tualetin e Emergjencës. Foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pak kohë më pas.

“Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion dhe procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, thanë nga Policia.

Lajme të ngjashme