Ramabaja e identifikon Halitin e PDK-së si "zëdhënës të radikalëve serb"
Analisti përkrahës i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka sulmuar ashpër deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti të cilin e ka “identifikuar si zëdhënës të radikalëve serb”.
Sipas Ramabajës, deklarata e Halitit tregon degradimin moral e politik të një pjesë të politikanëve që dikur sipas tij, thirreshin në vlerat e UÇK-së.
“Koment: Paralajmrimi i deputetit të PDK-së identifikohet keq me atë të zëdhënësve të Radikalëve serb; si i tillë ai flet për degradimin moral e politik të një shtrese politikanësh që dikur thirreshin shumë në vlerat e UÇK-së.”, ka shkruar Ramabaja në Facebook.
Ndërsa, Haliti ka thënë se në ditën kur fillohet me gjoba për targat në veri, atëherë serbët do të përgjigjen me djegie të institucioneve të Kosovës.
Shkrimi i plotë i Ramabajës:
XH.Haliti: “Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.
Koment: Paralajmrimi i deputetit të PDK-së identifikohet keq me atë të zëdhënësve të Radikalëve serb; si i tillë ai flet për degradimin moral e politik të një shtrese politikanësh që dikur thirreshin shumë në vlerat e UÇK-së.
Këtë sortë politikanësh Noli ynë i madhë i pat fshikulluar me poezinë e tij antologjike "Marshi i Barabait", që përfundon me vargun kuptimplotë:
"Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!"
