Ramabaja duket se mbështet propozimin: S'duhen justifikime për tu zhytur në dëshpërim, por zgjidhje produktive
Aktivisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin shpreh disa qëndrime mjaft interesante.
Ramabaja duket se në qëndrimin e tij mbështet lëshimin pe nga kryeministri Kurti, duke u shprehur si vijon:
“Prandaj zgjidhjet produktive, siç është tashti rastin me epilogun e pritshëm të dialogut të imponuar, nuk duhet kuptuar thjesht si “arratisje nga dëshpërimi”, por shteg për ruajtjen e interesave nacionale,” – ka thënë z. Ramabaja.
Më tej ai shtoi edhe se shtetet e vogla që "insistonin sado pak që të ruanin sovranitetin dhe dinjitetin e tyre, "kishin nevojë edhe për një "shtysë për ofrimin e zgjidhjeve produktive, se sa si justifikim për t'u zhytur në dëshpërim".
Në të kaluarën, ai kishte kritikuar kryeministrat e mëhershëm për kompromise ndaj Serbisë.
Duhet kujtuar se kancelari gjerman Olaf Scholz së fundi pranoi se ekzistonte një plan franko-gjerman për marrëveshje të Kosovës me Serbinë.
