Publikohet deklarata e Aurona Pelajt në polici: Ajo më sulmoi e para - NACIONALE

Publikohet deklarata e Aurona Pelajt në polici: Ajo më sulmoi e para

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Aurona Pelaj është e dyshuara kryesore e sulmit të dhunshëm ndaj gruas së moshuar në Pejë, për të cilën kemi raportuar vazhdimisht në kohë reale, që nga pasditja.

Para pak çastesh ndërkaq, Sinjali ka publikuar deklaratën e saj të plotë në polici.

Më poshtë mund ta lexoni të njëjtën, teksa kujtojmë faktin se lajmi është në përditësim.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“.

Rasti në qendrën "Orenda" në Pejë bëri bujë në gjithë vendin, pasi në të shihet një sulm ndaj një të moshuare.

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, ka folur ekskluzivisht për gazetën Nacionale në lidhje me rrahjen së moshuarës nga disa inferemiere.

Rasaj ka thënë se këto zhvillime e kanë lënë “pa fjalë” dhe plot “mllef”.

Më pas ai u paraqitë edhe në një konferencë për media, ku potencoi se familja e tij investoi në këtë qendër me paratë që kishin fituar jashtë vendit dhe se sipas tij, janë kujdesur që stafi të kishte sjellje profesionale.

“Kursimet e fituara jashtë vendit me familje, vendosëm t’i investojmë në familje. Kemi punësuar personal dhe punësuam bashkëatdhetarë. U kujdesëm që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë. Situata në fjalë, na ka lënë pa fjalë dhe plot mllef”, ka pohuar ai.

E dyshuara, emri i së cilës veçse është publikuar në të gjitha platformat sociale, siç mëson Nacionale ka kërkuar largim nga kjo qendër.

Një nga reagimet ishte edhe ai i Viola Sahatçiut.

Kjo e fundit reagoi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", duke thënë se ka qenë menaxhere deri para tre muajsh, kur edhe u largua.

Megjithatë, duhet përmendur faktin se e njëjta nuk mund të gjendet më në hapësirën për kërkime në rrjetin gjegjës social.

Thuhet se ajo ka pasur reagime të shumta, me ç'rast është detyruar ta fsheh profilin e saj përmes opsionit "unpublished".

Gjithsesi, kjo nuk është e konfirmuar, ani pse supozimet për një gjë të tillë janë më se reale.

Lajme të ngjashme