“Profesori” i Kurtit: VV-ja s’i jep asgjë Serbisë, ka ardhur koha që ajo ta njohë Kosovën - NACIONALE

“Profesori” i Kurtit: VV-ja s’i jep asgjë Serbisë, ka ardhur koha që ajo ta njohë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Enis Sulstarova, aktivist i LVV-së nga Shqipëria dhe po ashtu profesor e ligjërues, ka shkruar një status në lidhje me negociatat mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Sulstarovës, të cilin kryeministri Albin Kurti e quajti “profesor e mik” të tij, filozofia e negociatave para se të fitonte LVV ishte që “Serbisë duhet t’i japim diçka."

Sipas tij, tash ka ardhur koha që Serbia të japë, duke përfshirë njohjen dhe kërkim faljen si minimum.

Nuk ka çfarë merr më Serbia në Kosovë, ka ardhur koha të japë! Njohja është minimumi që duhet të bëjë Serbia, bashkë me kërkimin e faljes për të zezat që i ka shkaktuar shqiptarëve.” – shkroi ndër të tjera Sulstarova.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme