“Privatizimi i çerdheve”: Ideja e çuditshme e Komunës së Ferizajt, që opozita s’mundi ta ndalonte
Para disa ditëve, Asambleja e Komunës së Ferizajt, që udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës, votoi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër objektet e çerdheve. Një nismë e tillë u kundërshtua nga opozita, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, megjithatë pa sukses. Pas një debati të ashpër, Asambleja ia dha dritën e gjelbër idesë idesë së komunës, që udhëhiqet nga kryetari Agim Aliu, për “privatizimin” e çerdheve në Ferizaj.
Më 27 shtator, Asambleja e Komunës së Ferizajt votoi me 19 vota për, tri kundër dhe një abstenim për të dhënë në shfrytëzim për disa vite pesë objekte komunale, të cilat do të shfrytëzohen si çerdhe.
Në arsyetimin e kësaj nisme, Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit, e ndërlidhi “privatizimin” e çerdheve me gjithëpërfshirjen e fëmijve në arsimin parashkollor. Madje, Llabjani deklartivisht beson se funskionalizimi i këtyre objekteve do të zhvillojë “aftësitë kognitive, fiizke dhe emocione” të fëmivje.
“Funskionalizimi i këtyre institucioneve do të krijojë mundësinë në zhvillimin e hershëm të fëmijve, të cilët do të përfitojnë në zhvillimin e aftësive të tyre kognitive, fizike dhe emocionale” – ishte arsyetimi i Llabjanit.

Gazeta “Nacionale” ka dërguar disa pyetje në adresë të Llabjanit për të kërkuar detaje më të thella për krejt këtë nismë të komunës së drejtuar nga Aliu. Deri në publikimin e këtij artikulli, Llabjani nuk ka kthyer përgjigje.
Opozita me kritika
Amir Rexhepi, asamblist i VV-së, i tregoi kundërshtimet që partia më e madhe opozitare në Ferizaj ka me këtë nismë. Në përgjigjen për Nacionalen, Rexhepi sqaroi se çerdhet duhet të mbesin publike.
“Që nga fillimi i propozimit nga ana e ekzekutivit, kemi kundërshtuar privatizimin e çerdheve publike, ne kemi propozuar, që Komuna të bëj subvencionimin e çerdheve, në mënyrë që t’i funksionalizojë. Komuna do të duhej të mbante debat publik, me qytetar dhe me prindër të mirret parasysh mendimi i prindérve, jo të përdor arrogancën e numrave në Kuvendin Komunal. Këto çerdhe që janë investim i taksave të qytetarëve asesi nuk duhet të privatizohen, duhet të mbesin çerdhe publike” – ka deklaruar Rexhepi për Nacionalen.
Flamur Istrefi, asamblist i LDK-së, e ritheksoi se si parti janë kundër që çerdhet të privatizohen.
“Sa i përket dhënjes në shfrytëzim apo “Privatizimit” të çerdheve, qëndrimi ynë ka qenë i qartë; jemi kundër formës se si ka kaluar në Kuvend të komunës kjo temë. Kemi theksuar që fillimisht është dashur të ketë një diskutim publik, ku në këtë diskutim të përfshihen qytetarët, edukatorët por edhe ekspert të fushës e në fund pastaj të procedohet në Kuvendin e Komunës.
Në seancën e fundit të KK Ferizaj edhe pse propozova që pika për dhënjen në shfrytëzim të çerdheve të hiqej nga rendi i ditës, kjo pikë nuk doli si propozim i veçantë por u votua në paketë me komplet rendin e ditës, dhe në një forme mund të themi Se u kontrabandua si pike” – ka theksuar Istrefi, duke shtuar se shpreson që Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal ta shpallë të “jashtëligjshme” këtë nismë.
Ndërsa Kenan Gashi, drejtor i “AVONET”-it, hodhi dyshime për mundësinë që prapa këtij projekti të “fshihet diçka më shumë sesa vetëm mbrojtja e interesit të qytetarëve”.
“Për ne është absolutisht e pakuptimtë se si qeverisja komunale kërkon ta kontrabandojë këtë pikë të rendit të ditës, duke krijuar dyshime të bazuara se pas këtij veprimi fshihet diçka më shumë sesa vetëm mbrojtja e interesit të qytetarëve, siç pretendon pushteti lokal. Për ta bërë realitet këtë pretendim të saj, kemi informacione se qeverisja komunale gjatë periudhës mes dy seancave ka kontaktuar në vazhdimësi asambleistët (sidomos ata të pozitës), të cilët kundërshtimin e tyre e kanë shprehur me mospjesëmarrje në shqyrtimin e kësaj pike” – ka thënë Gashi.