Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë: Katër burra e katër gra rrahen mes vete në Gjakovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë: Katër burra e katër gra rrahen mes vete në Gjakovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar katër burra dhe katër gra për dhunë në familje në Gjakovë.

Sipas njoftimi të policisë, ata janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.

Të gjithë janë liruar pas intervistimit.

DHUNË NË FAMILJE Gjakovë 27.12.2022, 14:00. Janë arrestuar tetë të dyshuar katër meshkuj kosovarë dhe katër femra kosovare pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar edhe për katër raste të tjera të dhunë në familje të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Raporti i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 27.12.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 24.12.2022 – 13:15. Me datën 27.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 27.12.2022 – 09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 35 fishek dhe një rrethatore për mbajtjen e fishekëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 27.12.2022, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën motrën e tij e mitur. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme