Pas shkrimit të Robellit, ironizon Maliqi: Flitet se Biden në momentin e shpalljes së pavarësisë bërtiti “Živela Srbija!” - NACIONALE

Pas shkrimit të Robellit, ironizon Maliqi: Flitet se Biden në momentin e shpalljes së pavarësisë bërtiti “Živela Srbija!”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një shkrimi të gjatë dhe shumë problematik për nga natyra e përmbajtjes nga gazetari Enver Robelli, ku përfshihet edhe i dërguari i posaçëm i Ballkanit Perëndimor nga ShBA, Gabriel Escobar, edhe politologu Agon Maliqi kanë bërë të njëjtën gjë, në këtë rast duke e përfshirë Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Në ndryshim nga Robelli, shkrimi i analistit Maliqi ishte i gjithi një histori e sajuar për të ironizuar shkrimin tejet problematik të zotit Robelli.

Kujtojm që gazetari Enver Robelli, bëri një shkrim të gjatë lidhur me një artikull hulumtues të revistës serbe „Vreme“, botuar me 18 nëntor, shkrim i cili, siç tregon ai, bëhet fjalë për William Montgomery, ambasadori i fundit i SHBA-ve në Jugosllavinë e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi.

Montgomery, siç pretendon Robelli, nisi të kultivojë raporte të ngushta me palë të dyshimta apo të diskutueshme dhe të mbajë miqësi me figura kontraverse të rajonit.

Në këtë status të gjatë kushtuar z. Montgomery, Robelli e lidh Escobarin me "ilegalët" e Montgomery-t.

“Sipas “Vreme” akuzat e Montgomeryt kundër Gjukanoviqit dhe Gjingjiqit nga Beogradi në Zagreb i barti diplomati amerikan Gabriel Escobar. Qëllimi i diskreditimit të Gjukanoviqit ishte pengimi i shpërbërjes së Jugosllavisë së përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi. Para dy dekadave Escobar ishte vartës i Montgomeryt. Tani ai ushtron një funksion tjetër: është i ngarkuar për Ballkanin i Departamentit të Shtetit, me fokus në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë.” – shkroi Robell në fund të shkrimit të tij.

Lajme të ngjashme