Pamje të reja, vazhdon zjarri i madh në objektin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj - NACIONALE

Pamje të reja, vazhdon zjarri i madh në objektin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak më parë, Nacionale raportoi për një zjarr të madh që ka kapluar një objekt që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli, ka dërguar pamje të reja, ku shihet zjarri në objektin e një kompania kosovare.

Më saktë, objetki që po vazhdon të digjet me të madhe është ai i “Koslabor”, e cila është një firmë e produkteve dhe pajisjeve mjekësore.

Siç shihet në videon e dërguar nga ekipa e Nacionales, në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit e Kosovës, të cilët po mundohen të lokalizojnë zjarrin dhe ta shuajnë atë.

Ende nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar se cila ka qenë arsyeja e kaplimit nga zjarri të objektit të “Koslabor”. Megjithatë, Florie Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, është deklaruar për këtë rast. Ajo ka thënë se nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndonëse shtoi se zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Tutje, zëdhënësja Ahmeti theksoi se policia është duke e hetuar rastin.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për Nacionalen.

Lajm në përditësim…

Lajme të ngjashme