Pa pije, pa pemë dhe pa sallatë: Ky është ushqimi që iu servua sot ushtarëve në kazermën në Pomozotin - NACIONALE

Pa pije, pa pemë dhe pa sallatë: Ky është ushqimi që iu servua sot ushtarëve në kazermën në Pomozotin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht tentativave të pushtetit për ta arsyetuar situatën skandaloze, ushtarët e Kosovës po vazhdojnë të kenë shqetësime për ushqimin.

Nacionale ka siguruar disa fotografi nga shujta që sot u është shërbyer ushtarëve brenda kazermës në Pomozotin.

Disa ushtarë në kushte anonimiteti i kanë thënë Nacionales se gjendja me ushqimin nuk është e mirë.

“Nuk ka as pemë, as sallatë as pije”, tha një burim në kushte anonimiteti.

Ushtarët kanë dërguar fotografi se si kanë qenë ushqimet më herët, dhe si janë sot, e që sipas tyre, dallimi është i madh.

Fotografia: Më herët

Fotografia: Sot

Lajme të ngjashme