Olluri: Qeveria Kurti nuk guxon me ia citu Goran Rakiqit parimin e famshëm, "kush s’punon, nuk paguhet" - NACIONALE

Olluri: Qeveria Kurti nuk guxon me ia citu Goran Rakiqit parimin e famshëm, "kush s’punon, nuk paguhet"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka reaguar, pasi ka katër muaj që Lista Serbe nuk merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Olluri thotë se Qeveria Kurti i frikësohet Goran Rakiqit.

Ai ka thënë se Qeveria duhet t’ia përmend edhe Listës Serbe fjalët "kush nuk punon, nuk paguhet", njëjtë siç u thoshte mësuesve gjatë grevës.

Qe katër muaj Lista Srspka nuk merr pjesë në parlament. Kush nuk guxon me ia citu Rakiqit parimin e famshëm ”Kush s’punon, nuk paguhet”.Pse s’po ia citoni pak? 10 herë në ditë ia citojshit mësuesve. I tutshit njerëzit”,- ka shkruar ai ndër të tjera në "Facebook".

Statusi i plotë:

Shume i tuten Goran Rakiqit keta te Qeverise Kurti.

Pak me ju bertite “Daj mi liqnakarta”, ne dore ia lajne leternjoftimin Mefi, Armend Muja, Dimali, Hekurani.

Albinin s’po e fuse ne kete liste se nuk po du me ofendu prijesin tone 🤣

Qe kater muaj Lista Srspka nuk merre pjese ne parlament. Kush nuk guxon me ia citu Rakiqit parimin e famshem ”Kush s’punon, nuk paguhet”.

Pse s’po ia citoni pak?

10 here ne dite ia citojshit mesuesve. I tutshit njerezit.

Lajme të ngjashme