Nushi i reagon Bashës së VV-së: 250 euro pagë nuk dalin as për mirëmbajtje të xhirollogarisë - NACIONALE

Nushi i reagon Bashës së VV-së: 250 euro pagë nuk dalin as për mirëmbajtje të xhirollogarisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, që tha se paga prej 250 euro do të ndalte ikjen nga Kosova.

Nushi ia ka bërë të qartë deputet Bashës, se 250 euro nuk dalin as për mirëmbajtje të xhirollogarisë.

250€ pagë nuk dalin as për mirëmbajtje të xhirollogarisë!”, ka shkruar Nushi në profilin e tij në Facebook.

Basha ka thënë se me miratimin e rritjes së pagës minimale zgjidhet problemi i ikjes së qytetarëve nga vendi

“Ne po synojmë edhe rritjen e pagës, për shkak se arsyja kryesore që ikin (qytetarët) janë pagat e vogla; nuk duhet të harrojmë që në leximin e parë ka kaluar Ligji për Pagën Minimale... aty përfshihen mbi 105 mijë qytetarë që marrin më pak se 250 euro neto dhe me pagën minimale zgjidhet ky problem, për shkak se 105 mijë qytetarë marrin më pak se 170 euro dhe kjo do të jetë një ndihmesë shtesë...”, ka thënë Basha.

Lajme të ngjashme