Një person goditet nga vetura në fshatin Ozdrim të Pejës, dërgohet në QKUK
Një veturë ka goditur një person në fshatin Ozdrim të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se pas aksidentit vozitësi e ka dërguar viktimën ne Spitalin Rajonal të Pejës.
Gashi ka njoftuar se mjeku ka udhëzuar që i lënduari të dërgohet per trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin. Me udhëzim të mjekut i lënduari është dërguar në QKUK”, ka thënë ai.
Gashi tutje ka bërë të ditur se njësit kompetente janë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Gashi.
