Një infermiereje në shtëpinë "Orenda" i bie të fikët - NACIONALE

Një infermiereje në shtëpinë "Orenda" i bie të fikët

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një infermiereje në qendrën "Orenda" i bie të fikët.

Kështu deklaroi gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani që po raporton nga vendi i ngjarjes.

"Para pak çastesh një infermiereje i ra të fikët".

Kujtojmë se shtëpia e pleqve "Orenda" sot gjatë pasditës u kthy në kryetemë, pas dhunës bizare të një infermiereje të angazhuar në këtë qendër karshi një gruaje të sëmurë.

Kjo video ku shihet dhuna është postuar nga një qytetare, Kaltrinë Zeneli. Sipas pamjeve që mund t'i shihni edhe më poshtë, vërehet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme