E moshuara që u rrah nga infermierët, dhëndri i të moshuarës: Vuan nga sëmundja Alzheimer, është nëna e dëshmorit
E moshuara që u keqtrajtua nga infiermieret në Qendrën Orenda në Pejë, është larguar nga kjo qendër.
Atë e kanë larguar familjarët e saj, raporton gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani nga vendi i ngjarje.
E moshuara që u sulmua në qendrën “Orenda” në Pejë, sipas dhëndrit të saj, ka treguar se ngjarja ka ndodhur “3–4 ditë më parë”.
Ai tha se e moshuara është me Alzheimer dhe nuk mund të komunikojë me vajzën e saj, e cila sipas tij e viziton nënën “shumë herë në javë”.
"Zoja Minire është banore e kësaj qendre thuajse për një vit. Me publikimin e videos në rrjete sociale jemi shqetësuar të gjithë, bashkëshortja kërkoi menjëherë me e bo tërheqjen, kështu që është duke u pritur vendimi nga menaxhmenti me e dhënë, d.m.th. normalisht me përmbajtjen që banorin e tërheqim për shkak të asaj që është parë në video, d.m.th. përdorimit të dhunës ndaj Minire Nures. Minire Nura është edhe nëna e dëshmorit e cila ka humbë djalin në moshën 17 vjeçare, që është edhe shumë më e dhimbshme. Jo nuk kemi ndonjë vërejtje, vjehrra është vizitu kohë pas kohë thuajse që dy herë, tre herë në javë prej vajzës së saj dhe farefisit të vet. Nuk kemi pas dhe nuk dimë që diçka ka ndodhë Fatkeqësia është që zonja vuan nga Alzheimer, kështu që nuk ka mundur me hetu diçka. Rasti ka ndodhur para 3-4 dite." - tha ai.